×

Çdo libër i Biblës me një fjalë

Perëndia zbulon veten përmes Fjalës së Tij. Ai na flet, Ai na mëson si është, si vepron dhe si dëshiron që ne të reagojmë. Në tërësinë e saj, Bibla ka të bëjë me Perëndinë. Ajo ka të bëjë me Perëndinë At që shfaq lavdinë e Tij përmes Perëndisë Bir, me anë të fuqisë së Perëndisë Frymë i Shenjtë.

Bibla është një libër i vetëm i përbërë nga 66 libra. Çdo libër, ka një temë madhore që thekson një aspekt të karakterit të Perëndisë apo të mënyrës se si Ai punon për të realizuar planin e Tij. Ajo që do të gjeni më poshtë është një përpjekje për t’i kapur këto tema. Këto tema sigurisht që janë tepër të reduktuara dhe më është dashur të bëj disa zgjedhje të vështira, por shpresoj që do të ndihmoheni prej tyre ndërsa i merrni në konsideratë.

Bibla: Perëndia i Jezusit

  • Dhjata e Vjetër: Pritja
  • Ungjijtë: Manifestimi
  • Veprat: Shpallja
  • Letrat: Shpjegimi
  • Zbulesa: Realizimi

Ligj

  • Zanafilla: Perëndia i premtimit
  • Eksodi: Perëndia i fuqisë
  • Levitiku: Perëndia i pastërtisë
  • Numrat: Perëndia i këmbënguljes
  • Ligji i Përtërirë: Perëndia i përgatitjes

Histori 

  • Jozueu: Perëndia i vendit
  • Gjyqtarët: Perëndia i rebelëve
  • Ruthi: Perëndia i shpengimit
  • 1 Samueli: Perëndia i zemrës
  • 2 Samueli: Perëndia i fronit
  • 1 dhe 2 Mbretërve: Perëndia i Izraelit
  • 1 dhe 2 Kronikave: Perëndia i Judës
  • Ezdra: Perëndia i tempullit
  • Esteri: Perëndia i trekëmbëshave
  • Nehemia: Perëndia i murit

Urtësi

  • Jobi: Perëndia i dhimbjes
  • Psalmet: Perëndia i lavdërimit
  • Fjalët e Urta: Perëndia i urtësisë
  • Predikuesi: Perëndia i qëllimit
  • Kantiku i Kantikëve: Perëndia i pasionit

Profetët e mëdhenj

  • Isaia: Perëndia i lavdisë
  • Jeremia: Perëndia i vajtimit
  • Vajtimet: Perëndia i besnikërisë
  • Ezekieli: Perëndia i vizioneve
  • Danieli: Perëndia i historisë

Profetët e vegjël

  • Osea: Perëndia i jobesnikëve
  • Joeli: Perëndia i karkalecave
  • Amosi: Perëndia i të shtypurve
  • Abdia: Perëndia i malit
  • Jona: Perëndia i dhembshurisë
  • Mikea: Perëndia i drejtësisë
  • Nahumi: Perëndia i zemërimit
  • Habakuku: Perëndia i sovranitetit
  • Sofonia: Perëndia i gjykimit
  • Hagai: Perëndia i ripërtëritjes
  • Zakaria: Perëndia i restaurimit
  • Malakia: Perëndia i adhurimit

Histori

  • Mateu: Perëndia i judenjve
  • Marku: Perëndia i romakëve
  • Lluka: Perëndia i të dëbuarve
  • Gjoni: Perëndia i botës
  • Veprat: Perëndia i fuqisë

Letrat e Palit

  • Romakëve: Perëndia i drejtësisë
  • 1 e Korintasve: Perëndia i shenjtërisë
  • 2 e Korintasve: Perëndia i dobësisë
  • Galatasve: Perëndia i drejtësimit
  • Efesianëve: Perëndia i unitetit
  • Filipianëve: Perëndia i gëzimit
  • Kolosianëve: Perëndia i epërsisë
  • 1 e Thesalonikasve: Perëndia i inkurajimit
  • 2 e Thesalonikasve: Perëndia i nxitjes
  • 1 Timoteu: Perëndia i perëndishmërisë
  • 2 Timoteu: Perëndia i qëndrueshmërisë
  • Titi: Perëndia i veprave
  • Filemoni: Perëndia i pajtimit

Letra të përgjithshme

  • Hebrenjve: Perëndia i përmbushjes
  • Jakobi: Perëndia i sprovave
  • 1 e Pjetrit: Perëndia i të përndjekurve
  • 2 e Pjetrit: Perëndia i durimit
  • 1 e Gjonit: Perëndia i dashurisë
  • 2 e Gjonit: Perëndia i të vërtetës
  • 3 e Gjonit: Perëndia i dallimit
  • Juda: Perëndia i mbrojtjes

Profeci

  • Zbulesa: Perëndia i përjetësisë

Procesi i reflektimit rreth mesazhit të Perëndisë në çdo libër ishte thellësisht ndërtues dhe do kënaqesha nëse do të dëgjoja prej jush se si do ta përmirësonit ju këtë listë.

Shënim i redaktorit: 

Përktheu: Asim Hamza / Redaktoi: Linea Simeon

SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet