Pastorët janë thirrur për shumë përgjegjësi; për drejtimin dhe mbikëqyrjen e bashkësisë, predikimin dhe mësimin e ungjillit, kujdesin dhe këshillimin e pjesëtarëve. Megjithatë, ka një aspekt të nënvlerësuar të rolit të pastorëve dhe drejtuesve të krishterë në përgjithësi. Ky është të qenët mentorë. Të qenët mentor, përfshin dishepullimin personal dhe praktik, dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dëshirat e kishës moderne, për formim dhe intimitet; për drejtim dhe afrimitet. Mentorimi ka potencialin të promovojë jetë të shëndetshme në kishë, gjallëri në jetën dhe shërbesën e një pastori dhe zhvillim të drejtuesve të ardhshëm. Por si mund të jemi këshilltarë të...