7 Gjëra që virusi korona nuk i ka ndryshuar
Virusi korona e ka lëkundur tokën poshtë këmbëve tona, sikurse një tërmet. Gjërat të cilat hamendësonim që mund t’i merrnim për të mirëqena (vaktet bashkë me miqtë, ceremonitë e diplomimit, kampionatin e basketbollit) janë anuluar apo shtyrë. Po bëjmë disa gjëra, të cilat nuk i kishim imagjinuar kurrë (po lajmë paketimet e ushqimeve që sjellim në shtëpi, po mbajmë një metër e gjysmë distancë nga miqtë) dhe nuk po bëjmë shumë gjëra të cilat prisnim që do t’i bënim gjithmonë (të mblidhemi në takimet e kishës, të vizitojmë gjyshen apo të shkojmë në punë). Llogaritë e majmura të pensionit po...