Mos po të kontrollon pajisja jote elektronike?
Përkundrejt sfondit të krijimit të njeriut nga Perëndia për të ushtruar sundim, mendo pak për burrin që nuk e pa golin fitues të të birit, sepse ishte i shpërqendruar nga dridhjet e telefonit në xhepin e tij. Mendo për punëtoren e re që shfleton mediat sociale, por e mban mausin te “x”-i, gati për ta mbyllur nëse kalon shefi. Ose mendo për studentin që e shpërfill klithmën e trupit të tij për gjumë dhe përkundrazi, i sforcon sytë e tij të lodhur për të parë edhe disa imazhe më shumë. Këta nuk janë në kontroll të vetes. Pali na paralajmëroi...