×

Përshpirtshmëria e të folurit për veten

Të flasësh, të predikosh dhe të shkruash për botim mund të jetë si përpjekja për të ecur mbi litar në kuptimin frymëror. Si të krishterë, nga njëra anë na thuhet të mos e vlerësojmë veten më shumë sesa duhet dhe nga ana tjetër na thuhet që si shkrimtarë dhe folës duhet të flasim për veten tonë në mënyrë që audiencat të identifikohen me ne. Duke u treguar të cënueshëm ne mund t’i tërheqim lexuesit dhe dëgjuesit, dhe kështu t’i ndihmojmë ata të përfitojnë nga jeta dhe puna jonë. John Stott–pastori, shkrimtari dhe folësi i mirënjohur londinez, i cili vdiq në...

Dita 25: Tri dhurata për Krishtlindje

“Djema të mi, ju shkruaj këto që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush ka mëkatuar, kemi një avokat tek Ati, Jezu Krishtin, të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës. Djema, kurrkush të mos ju gabojë: ai që bën drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë ai. Kush bën mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.” (1 e Gjonit 2:1-2; 3:7-8) Le të mendojmë pak bashkë mbi këtë situatë...

Dita 24: Dy qëllimet për Krishtlindje

“Djema, kurrkush të mos ju gabojë: ai që bën drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë ai. Kush bën mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.” (1 e Gjonit 3:7-8) Kur 1 e Gjonit 3:8 thotë: “Prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit,” cilat janë “veprat e djallit” për të cilat flet Gjoni? Përgjigjja është e qartë nga konteksti. Së pari, 1 e Gjonit 3:5 është një paralele e qartë: “Dhe ju e dini se ai u shfaq për...

Dita 23: Dhurata e papërshkrueshme e Perëndisë

“Sepse, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, aq më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij. E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.” (Romakëve 5:10-11) Praktikisht, si e marrim pajtimin dhe si mburremi në Perëndinë? Përmes Jezu Krishtit. Kjo do të thotë se e bëjmë portretin e Jezusit në Bibël, pra: veprën dhe fjalët e Jezusit të portretizuara në Dhiatën e Re, përmbajtjen thelbësore të mburrjes tonë në Perëndinë. Pa përmbajtjen e...

Dita 22: Që ju të besoni

“Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera para dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, të keni jetë në emër të tij.” (Gjoni 20:30-31) E ndiej shumë të nevojshme të them se mes nesh që jemi rritur në kishë, që mund t’i recitojmë doktrinat e mëdha të besimit tonë në gjumë e përsëri na hapet goja kur themi Kredon e Apostujve–duhet bërë diçka që të na ndihmojë të ndiejmë edhe një herë mahnitjen, frikën, habinë dhe...

More Resources

Sort By:
SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet