×

A ndihesh i shqetësuar për “veten”? Ja pse identiteti modern mund të jetë shkatërrimtar

A je ndier ndonjëherë se të tjerët ishin më të mirë se ty? Se ata ishin më të zotë, më të pashëm? A të ka shtyrë kjo të bëhesh një ‘ti’ më i mirë? Nëse po, nuk je i vetmi. Të ndiesh presionin për të përmirësuar vetveten është normale në botën tonë moderne. A të ka shtyrë kjo gjë të bëhesh një ‘ti’ më i mirë? Nëse po, nuk je i vetmi. Të ndiesh presionin për të përmirësuar vetveten është normale në botën tonë moderne. Në këtë botë, jeta—dhe identiteti yt—janë tërësisht përgjegjësia jote. Nëse e ke arritur karrierën e...

Ungjilli varet nga një Perëndi, i cili nuk varet prej teje

Ndonjëherë njerëzit mendojnë se Perëndia i krijoi qeniet njerëzore për shkak se ishte i vetmuar dhe kishte nevojë për shoqëri me persona të tjerë. Nëse kjo do ishte e vërtetë, sigurisht që do të nënkuptonte se Perëndia nuk është plotësisht i pavarur prej krijimit. Do të thoshte se Perëndia do kishte nevojë të krijonte persona, në mënyrë që të ishte plotësisht i lumtur dhe plotësisht i përmbushur me ekzistencën e Tij personale.. — Wayne Grudem Vëzhgimi i Grudem ofron një pamje depërtuese për mënyrën se si shumë të krishterë mendojnë për Perëndinë. Megjithatë, a është kjo, ajo çfarë na mëson...

Çfarë është ky libër?

Një paragraf i bukur gjendet te hyrja e çdo Bible të prodhuar nga shoqata e jashtëzakonshme Gideons International: Bibla përmban mendjen e Perëndisë, gjendjen e njeriut, udhën e shpëtimit, humbjen e mëkatarëve dhe lumturinë e besimtarëve. Doktrina është e shenjtë, porositë e saj janë detyruese, historitë e saj janë të vërteta dhe vendimet e saj janë të pandryshueshme. Lexojeni për të qenë të urtë, besojeni për të qenë të sigurt, praktikojeni për të qenë të shenjtë. Bibla përmban dritë për t’ju drejtuar, ushqim për t’ju mbështetur dhe ngushëllim për t’ju dhënë zemër. Bibla është harta e udhëtarit, shkopi i shtegtarit,...

Pse ringjallja ndryshon gjithçka

A ka rëndësi ringjallja e Krishtit? A sjell vërtet ndonjë ndryshim? Apostulli Pal sigurisht që e mendonte në atë mënyrë. Kur iu shkroi korintasve, Pali u përball me lajmin tronditës se disa në Korint mohonin ringjalljen e ardhme të trupit. Një pikëpamje e tillë ishte përqafuar nga shumë njerëz në botën greko-romake. Vdekja ishte fundi për ta. Në fakt që nga shekulli i parë nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. E njëjta pikëpamje mbahet edhe sot nga skeptikët e besimit. Gjithsesi, më tronditëse ishte se në kohën e Palit ishin disa të krishterë që pranonin ringjalljen trupore të Jezusit, por mohonin...

Zbulesa, virusi korona dhe shenja e bishës (Pjesa 3)

Këtë seri e nisa kur e gjithë bota ishte duke folur për COVID-19 dhe disa njerëz po vrisnin mendjen nëse shenjat e librit të Zbulesës ishin duke u shpalosur, apo do të shpaloseshin së shpejti para syve tanë. Kjo ishte shtysa që kam shkruar këta tre artikuj: për mënyrën se si ta lexojmë librin e Zbulesës. Më lejoni ta përmbyll këtë seri të shkurtër, duke u përpjekur të shpjegoj  shenjën më të famshme në librin e Zbulesës: shenja e bishës. Në mënyrë që të kuptojmë shenjën e bishës, te Zbulesa 13:18, kemi nevojë të shohim se çfarë po ndodh në...

More Resources

Sort By:
SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet