×

Katër arsye përse duhet t’i shtoni kalendarit të kishës suaj një takim të rregullt lutjeje

Nëse mund t’i shtonit një gjë tjetër kalendarit të kishës, çfarë do të ishte ajo? Një fundjavë për gratë, apo një mëngjes për burrat? Një seminar ungjillëzimi? Grupe komuniteti? Një shërbesë të shtunave mbrëma për ata që mezi zgjohen në mëngjes? Një studim biblik në mesjavë? Këtë pyetje ia kam bërë vazhdimisht vetes, që nga momenti kur mbërrita në kishën time të re vjeshtën e kaluar. Edhe pse shumë nga këto sugjerime janë të lavdërueshme, unë bashkë me pleqtë e kishës bëmë që kisha jonë të nisë një takim të rregullt lutjeje të dielave mbrëma. Takim lutjeje, seriozisht? Tingëllon si...

Pastorët kanë nevojë për njerëz të zakonshëm. Njerëzit e zakonshëm kanë nevojë për pastorë

Xhaxhai im vdiq katër vjet më parë në shtëpinë ku u rrit, të cilën e ndërtoi gjyshi i tij. Për më tepër se njëqind vjet, ferma e familjes ka pasur një pronar me mbiemrin Carlson. Me përjashtim të një periudhe të vogël si ushtar në marinë, xhaxhai im jetonte në fermë ose një milje larg saj, në një fermë tjetër dhe të dyja ishin në periferi të një qyteze të vogël me 900 banorë. Fëmijët e tij u diplomuan në të njëjtin gjimnaz sikurse dhe ai. Ai kurrë nuk pati një kompjuter dhe asnjëherë nuk shkroi një email. Afër fundit...

10 Arsye përse kisha juaj duhet të këndojë Psalmet

Kur mendojmë për Psalmet, shumica nga ne mendojmë vetëm për t’i lexuar ato. Gjithsesi, ne duhet edhe t’i këndojmë ato, sidomos kur kisha mblidhet së bashku. Me të vërtetë, për 3.000 vite, Psalmet ka qenë libri i këngëve të popullit të Perëndisë. Ja 10 arsye përse është e rëndësishme që t’i këndoni Psalmet në kishën tuaj sot. 1. Bibla na thotë ta bëjmë këtë Ky është argumenti më i fortë që kemi dhe është një argument i mirë! Kur nuk i marrim Psalmet seriozisht, vihet në dyshim edhe përkushtimi ynë ndaj Biblës. 2. Psalmet janë Fjala e Perëndisë Fryma e...

5 parime për ungjillëzim në universitete

Si mund ta kryejmë detyrën tonë të ungjillëzimit në universitete në mjedisin e sotëm, me gjithë sfidat dhe mundësitë e tij të veçanta? A ka ndonjë këshillë praktike që mund të japim? Po, në fakt. Ja ku keni pesë parime për ungjillëzim në universitetet e sotme: 1. Sot, më shumë se kurrë, studentët do të fitohen në besim përmes bisedave dhe miqësive personale dhe afatgjata Druajmë se lexuesit do ta mendojnë këtë pohim si gjë shumë të qartë, pa u ndalur për të shqyrtuar rrjedhojat praktike të tij. Në njëfarë kuptimi kjo gjë ka qenë gjithmonë e vërtetë. Megjithëkëtë, këtu...

3 gjëra që nuk duhen bërë pasi ke predikuar

Fundi i një predikimi është një moment i rrezikshëm për predikuesin. Ai sapo ka kaluar 30 deri 45 minuta duke derdhur shpjegimin e Biblës, duke shpalosur studimin dhe zellin e tij, për grigjën e tij. Ato 10 deri në 20 orë përgatitje e predikimit, tani ikën, u bënë pjesë e historisë. Ai shkon në makinë e tij dhe niset për në shtëpi. Me shumë mundësi, ai është i sfilitur emocionalisht, shpirtërisht dhe fizikisht. Kur je i thirrur për të predikuar, ti shpenzohesh i gjithi në podium. Unë e di shumë mirë se si është. Në 30 vjetët e fundit, kam...

More Resources

Sort By:
SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet