×

A mund të ripërtërihet një udhëheqës i krishterë që ka rënë në mëkat?

A mendon se një udhëheqës i krishterë, i cili ka rënë në mëkat mund të ripërtërihet dikur? Nëse jo, pse jo? Nëse po, me çfarë kushtesh? Kjo pyetje është bërë edhe më urgjente, për shkak të një numri jo të vogël udhëheqësish të krishterë, të cilët kanë rënë në mëkate që janë pranuar publikisht, shpesh (por sigurisht që jo gjithmonë) të një natyre seksuale. Për këtë temë janë shkruar libra të tërë. Sigurisht që unë nuk do t’i zgjidh të gjitha vështirësitë me një artikull si ky. Ndoshta mund të radhit se cilat janë disa nga çështjet kryesore në katër...

Vazhdo të lulëzosh në mënyrën se si Perëndia të ka bekuar, me dhunti (ose jo)

Unë punoj në misione dhe në arsimin global teologjik. Një nga bisedat më të vështira që hasim është ajo me burra të cilët kanë kaluar 20 ose 30 vjet në shërbesë dhe duan të japin mësim me ne, por nuk shfaqin dhuntinë e mësimdhënies. Shpesh, ne ua bëjmë të ditur këtë në mënyra të tjera, por për arsye të ndryshme, askush në kishë nuk u ka folur kurrë më parë rreth kësaj të vërtete. Sigurisht që ata janë lënduar (kush nuk do të ishte?), por pse askush nuk ua ka thënë këtë gjë më parë dhe pse ata dëshirojnë të...

2 shkrime për t’i dhënë forcë një pastori të hënën

Shërbesa në kishë—qoftë si pastor, predikues, plak, misionar apo diçka tjetër—i ngjason shumë bejsbollit. Thelbi i ushtrimit të saj qëndron në menaxhimin e dështimit. Ja se çfarë dua të them: Ted Williams, pa diskutim gjuajtësi më i mirë i historisë së bejsbollit profesionist, e përfundoi karrierën me një mesatare gjuajtjesh të suksesshme 0.344. Kjo do të thotë se, në çdo 100 gjuajtje, mbajtësi i “shkopit të shkëlqyer” kishte sukses në vetëm 34 prej tyre. 66 të tjerat, nuk i qëllonte dot. Duket një dështim mjaft i madh. Shërbesa mund të ngjajë me këtë—të paktën në ndjenjat e njeriut. Mund ta...

5 mënyra që Jonathan Edwards na mëson për të këshilluar pastorët e ardhshëm

Pastorët janë thirrur për shumë përgjegjësi; për drejtimin dhe mbikëqyrjen e bashkësisë, predikimin dhe mësimin e ungjillit, kujdesin dhe këshillimin e pjesëtarëve. Megjithatë, ka një aspekt të nënvlerësuar të rolit të pastorëve dhe drejtuesve të krishterë në përgjithësi. Ky është të qenët mentorë. Të qenët mentor, përfshin dishepullimin personal dhe praktik, dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dëshirat e kishës moderne, për formim dhe intimitet; për drejtim dhe afrimitet. Mentorimi ka potencialin të promovojë jetë të shëndetshme në kishë, gjallëri në jetën dhe shërbesën e një pastori dhe zhvillim të drejtuesve të ardhshëm. Por si mund të jemi këshilltarë të...

Pastor, njihe veten

Në vitet e mia të para, në kishë, i pyesja ndonjëherë anëtarët e hershëm për pastorët që më pararendnin. Nuk po i tundoja për thashetheme, por po shpresoja të mësoja diçka në lidhje me kishën. Zbuloja shpesh se çfarë ata vlerësojnë te një pastor. Gradualisht, vura re një model. Këdo që pyesja për pastorin e parë më përgjigjej gjithnjë me të njëjtën fjali: “Ai ishte një bari vërtet i mirë.” Me kalimin e kohës, munda të lexoj midis rreshtave. Duke theksuar pikën e tij të fortë (të qenit bari), ata po ndanin edhe dobësinë e tij (predikimin). Pyes veten nëse...

More Resources

Sort By:
SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet