×

Tri mënyra për ta ndarë Lajmin e Mirë si një lajm vërtet i tillë

Në natën e ndarjes së çmimeve të MTV-së (MTV Movie Awards) në qershor, Chriss Prat pranoi “Çmimin e Gjeneratës” me një fjalim që i mbushi faqet tona të facebook-ut me shpresë dhe humor. Fjala e tij tërheqëse dhe plot ngjyra ishte një kujtesë që të gjithë besimtarët mund ta komunikojnë të vërtetën e ungjillit në sferat ku kanë ndikim.

Po a veprojmë ne kështu? Edhe pse e kemi përjetuar fuqinë e ungjillit, edhe pse e dimë që është lajm i mirë, jo rrallë ua prezantojmë njerëzve si të ishte një lajm mediokër. Ka raste kur elementet thelbësore të këtij lajmi, i transmetojmë sikur po flasim për një libër fëmijësh, të cilin jemi të detyruar ta rilexojmë: është thjesht një histori e mirë, që është bërë disi e mërzitshme nga përsëritjet.

Ndërsa i minimizojmë detajet më urgjente të historisë, pa dashur mund ta neutralizojmë edhe fuqinë e saj. Një njeri i pafajshëm vdiq, që ne të mos vdesim? Një njeri i vrarë, zemra e të cilit filloi të rrahë sërish?

Kur e harrojmë freskinë e mesazhit të ungjillit, ajo që është drithëruese, mund të duket shpërfillëse. Nuk kemi pse habitemi më pas, kur nuk dëgjojmë nga të tjerët: “Më trego më shumë!”

Më poshtë janë tri mënyra se si mund ta komunikojmë “historinë e lashtë” në cilësinë më të lartë me ngjyra.

1. Restauro mrekullinë tënde personale

Fakti që e tregojmë historinë e ungjillit me plogështi, duhet të na bëjë të hetojmë veten: A është brofur së fundmi zemra jonë nga ndikimi i ungjillit? Kur ruajmë papërfillshmëri në zemër, mediokriteti do të rrjedhë dhe nga buzët tona. Ne kemi përgjegjësi të jemi shpallësit e ungjillit, ndaj e jona është edhe përgjegjësia që të kultivojmë një zemër të mahnitur nga hiri.

Ne mund ta rifitojmë mahnitjen personale duke u afruar te historitë e ungjillit, nëse bëjmë ato pyetje që përdorin dhe gazetarët për të zbuluar një lajm të ri tejet interesant: Kush ishte i përfshirë? Çfarë ndodhi? Ku ndodhi? Kur? Pse? Si ndodhi?

Të intriguar nga detaje që mund të na kenë kaluar pa vënë re, mendjet tona do të përballen me një histori që mbetet e freskët, e gjallë dhe e përmasave të mëdha. Gjithashtu, përjetimi ynë do ta ndjekë pashmangshmërisht, kurdo të flasim për ungjillin, për ta paraqitur me freski dhe jo si një formulë.

Mahnitja vetjake na ndihmon ta tregojmë këtë histori më me forcë, duke qenë se e kemi përjetuar, pa fraza të huazuara nga të tjerët. Do të na nxisë ta përsërisim historinë dhe zbatimet e saj me zërin tonë personal, duke përdorur mendjet, personalitetet dhe perspektivat që Perëndia na i ka besuar.

2. Tregoni një ungjill specifik

Ne kemi mundësinë për të shpalosur ungjillin kurdo që përballemi me një mëkat, turp apo qoftë dhe me vdekje. Kur një vajzë plot jetë nga shërbesa që ne kishim kreu vetëvrasje, i gjithë komuniteti dhe familja jonë u lëndua. U përballëm shumë thellë me errësirën që shkaktoi ajo vetëvrasje. Ishte ngushëllim të mund t’iu thonim atyre që vajtonin me ne: “Jezusi erdhi për këtë errësirë të thellë. Kur Ai u ringjall dhe doli nga varri, Ai e mposhti edhe këtë.”

Ndërsa mendojmë për dashurinë dhe fuqinë që shfaqen në mes të dhimbjes fizike, emocionale dhe shpirtërore të Jezusit, zbulojmë që vdekja dhe ringjallja e Tij janë pavdekësisht personale. Ungjilli është përgjigja për dhimbjen tonë, jo thjesht sipas këngëve që këndojmë, por në fjalët e pjerrëta: “Jezusi do, unë e di!”

Adoleshentes që përballet me turpin e të shkuarës, mund t’i themi: “Jezusi e mposhti atë!” Punëtorit që përballet me barrën e rëndë të mëkatit: “Jezusi e shpengoi këtë!” Prindërve që mbajnë zi: “Jezusi qau, sepse vdekja është e errët, por Ai hyri në mes të territ dhe demonstroi fitoren përfundimtare mbi .”

3. Ftojini të tjerët si mik

Bukuria unike e historisë së ungjillit është fakti që i vendos ata të tregojnë historinë në nivel të njëjtë me dëgjuesit. Në një botë plot zell për të ndrequr të thyerën, ne i braktisim përshkrimet e zgjidhjes dhe paraqesim edhe veten në nevojë. I ftojmë të tjerët në të njëjtën prehje dhe dorëzim për të cilin vetë ne kemi nevojë dhe që kemi gjetur në Krishtin. Kjo është një qasje e mirëpritur, në një botë të lodhur nga metodat e vetëpërmirësimit.

Kur rrëfejmë historinë e ungjillit, si dëgjuesi, ashtu edhe ne, jemi në rolin e përbashkët të mëkatarit. Gjithmonë dhe përjetë, vetëm Perëndia është i përsosur. Pozita jonë e përbashkët e bën ungjillin të ndryshëm nga të gjitha historitë e tjera. Askush prej nesh nuk është përtej kësaj nevoje.

Edhe pse mund ta kemi dëgjuar mijëra herë, historia e ungjillit nuk është një gjë e shkruar si e zeza në të bardhë. Ungjilli është emocionues dhe mahnitës. Ai i mahnit dëgjuesit; mund të zbatohet nga një mijë këndvështrime dhe i fton dëgjuesit në prehjen që vërtet dëshirojnë. Le ta lavdërojmë Perëndinë dhe ta përqafojmë rolin tonë si rrëfimtarë, duke e përcjellë në të gjitha ngjyrat atë që Ai e ka bërë.

Shënim i redaktorit: 

Përktheu: Erjon Ramaj
Redaktoi: Linea Simeon

SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet