×

Birësimi frymëror është gjë e madhe në teologjinë praktike të J. I. Packer.

Në librin e tij Knowing God (Të njohësh Perëndinë) J. I. Packer shkruan:

Nëse dëshiron të vlerësosh se sa mirë e kupton dikush krishtërimin, zbuloni sa shumë e vlerëson ai person mendimin e të qenët fëmijë i Perëndisë dhe të pasurit e Perëndisë për Atin e tij.

Nëse ky nuk është mendimi që e nxit dhe e kontrollon adhurimin e tij, lutjet e tij dhe gjithë këndvështrimin e tij ndaj jetës, do të thotë se ai nuk e kupton aspak mirë krishtërimin.

 

Packer thotë që nëse do ta fokusonte mesazhin e Dhjatës së Re në tri fjalë, këto do ishin fjalët që do të zgjidhte:

birësim përmes shlyerjes

Packer shkruan dhe thotë: “Nuk pres që të has ndonjë përmbledhje tjetër më të pasur dhe më  kuptimplotë të ungjillit se sa kjo.”

Si do ta përmblidhte Packer gjithë mësimin e Dhjatës së Re?

zbulesa e Atësisë së Krijuesit të shenjtë

Packer e përmbledh gjithë fenë e Dhjatës së Re me fjalët:

njohja e Perëndisë si Ati i shenjtë i dikujt

Ai shkruan:

Gjithçka që dha mësim Krishti,

gjithçka që e bën Dhjatën e Re të re dhe më të mirë se të Vjetrën,

gjithçka që në mënyrë të dallueshme është e krishterë dhe jo judease,

përmblidhet në shprehjen:

njohja e Atësisë së Perëndisë

Packer thotë se gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë vetes pyetjet e mëposhtme:

Unë vetë si i krishterë, a e kuptoj veten time?

A e njoh identitetin tim të vërtetë?

Fatin tim të vërtetë?

Duke e quajtur këtë “sekreti i të krishterit për një jetë të krishterë dhe një jetë që e nderon Perëndinë”, ai thotë që duhet t’i marrim të vërtetat e mëposhtme dhe “t’ia shqiptojmë vetes tonë disa herë si gjënë e parë që bëjmë në mëngjes, si gjënë e fundit që bëjmë në mbrëmje ndërsa presim autobusin dhe kurdoherë që mendja jonë është e lirë dhe të lutemi që të mund të aftësohemi për të jetuar si dikush që e di se e gjithë kjo është tërësisht dhe plotësisht e vërtetë”.

  1. Unë jam fëmijë i Perëndisë.
  2. Perëndia është Ati im.
  3. Qielli është shtëpia ime.
  4. Çdo ditë është një ditë më afër.
  5. Shpëtimtari im është vëllai im.
  6. Çdo i krishterë është gjithashtu vëllai im.

						
SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet