×

Një paragraf i bukur gjendet te hyrja e çdo Bible të prodhuar nga shoqata e jashtëzakonshme Gideons International:

Bibla përmban mendjen e Perëndisë, gjendjen e njeriut, udhën e shpëtimit, humbjen e mëkatarëve dhe lumturinë e besimtarëve.

Doktrina është e shenjtë, porositë e saj janë detyruese, historitë e saj janë të vërteta dhe vendimet e saj janë të pandryshueshme.

Lexojeni për të qenë të urtë, besojeni për të qenë të sigurt, praktikojeni për të qenë të shenjtë.

Bibla përmban dritë për t’ju drejtuar, ushqim për t’ju mbështetur dhe ngushëllim për t’ju dhënë zemër.

Bibla është harta e udhëtarit, shkopi i shtegtarit, busulla e pilotit, shpata e ushtarit dhe karta e të krishterit.

Këtu hapet Qielli dhe ekspozohen portat e ferrit.

Tema e saj madhështore është Krishti, qëllimi i saj është e mira jonë dhe synimi i saj është lavdia e Perëndisë.

Ajo duhet të na mbushë kujtesën, të na sundojë zemrën dhe të na drejtojë këmbët.

Lexojeni me ngadalë, shpesh dhe me lutje.

Bibla është një minierë pasurish, një parajsë lavdie dhe një lumë kënaqësish.

Bibla ju jepet në jetë, do të hapet në ditën e gjykimit dhe do të kujtohet përjetë.

Ajo përfshin përgjegjësinë më të lartë, shpërblen mundin më të madh dhe do t’i dënojë të gjithë ata që luajnë me përmbajtjen e saj të shenjtë.


Burimi: https://www.thegospelcoalition.org/blogs/justin-taylor/what-is-this-book/

Përktheu: Asim Hamza / Redaktoi: Linea Simeon

© Koalicioni Shqiptar i Ungjillit 2019

SHFAQ MË SHUMË
Po ngarkohet