Në fillim të kësaj jave, nisa një seri me tri pjesë për mënyrën se si ta lexojmë librin e Zbulesës. Shenjën e bishës do ta trajtojmë javën që vjen, por së pari, do të japim një shpjegim se çfarë thotë Zbulesa për veten e vet. Mund të mësoni shumë gjëra rreth një libri që nga hyrja e tij. Lexoni fjalitë e para të një rrëfenje, një biografie, apo të një teksti shkollor logjik dhe në mënyrë instinktive do të dini që ka ‘rregulla’ të caktuara për interpretimin e duhur të këtyre veprave. Një hyrje e mirë na ndihmon t’i qasemi...