T’i heqim vizë Judës si shejtan apo si viktimë është e lehtë, por mua më ka bërë përshtypje të thellë fakti që në shumë mënyra, ai ishte njëlloj si unë. Juda ishte një ndjekës i Jezusit dhe predikues i ungjillit, por ai karakterizohej nga një mendje e dyfishtë. Në fund, ai e braktisi besimin që kishte rrëfyer dikur. Ja ku janë katër gjëra të cilat mund t’i anashkalojmë lehtësisht në historinë e Judës. 1. Përkushtimi që ai ndërmori Juda ndërmori një përkushtim ndaj Jezusit dhe nuk ka asnjë arsye të mendojmë që nuk ishte i sinqertë në besimin e tij....