Ndryshe nga Luka, Mateu nuk na tregon për barinjtë, që vijnë të vizitojnë Jezusin në grazhd. Fokusi i tij shkon menjëherë te të huajt–johebrenjtë, jojudenjtë–të cilët vijnë nga lindja për të adhuruar Jezusin.
Prandaj Mateu e portretizon Jezusin në fillim dhe në fund të ungjillit të tij si një Mesia universal për të gjitha kombet dhe jo thjesht për judenjtë.
Në këtë rast, adhuruesit e parë janë magjistarë të oborrit mbretëror, astrologë ose njerëz të urtë jo nga Izraeli, por nga lindja–ndoshta nga Babilonia. Ata ishin johebrenj, të papastër sipas ligjeve ceremoniale të Dhiatës së Vjetër.
Në fund të librit të Mateut, fjalët e fundit të Jezusit janë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë kombet” (Mateu 28:18-19).
Kjo porosi nuk hapi vetëm derën që ne johebrenjtë të ngazëllojmë në Mesian; ajo ishte një provë shtesë që Jezusi ishte Mesia, sepse, në fakt, një prej profecive të përsëritura ishte se mbretërit dhe kombet do të vinin tek Ai si sundimtari i botës. Për shembull, Isaia 60:3:
Kombet do të ecin në dritën tënde
dhe mbretërit në shkëlqimin e daljes sate.
Prandaj Mateu shton prova për identitetin mesianik të Jezusit dhe tregon se Ai është Mesia–një Mbret dhe plotësues i premtimeve–për të gjitha kombet, jo vetëm për Izraelin.
Këto lexime ditore u mundësuan nga dritez.al
Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga koalicioniungjillit.org” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.
© Koalicioni Shqiptar i Ungjillit 2021